image Tahiri: Fushatë e çuditshme e Vetëvendosjes

Kosovë

Tahiri: Fushatë e çuditshme e Vetëvendosjes

news image

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike, Abelard Tahiri, ka vlerësuar se Vetëvendosja po vazhdon t’u ikë debateve në prag të zgjedhjeve elektorale, madje ndonëse nuk ka nisur zyrtarisht, fushatën e saj e ka quajtur të çuditshme.

Tahiri në t7 ka thënë se, ndonëse qëndron mirë në sondazhe, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik nuk ka persona adekuat për prezantimin e një programi politik.

Kjo është fushata më e çuditshme, sepse shohim abstenim të madh nga prezenca e VV-së. Bartë një pjesë të madhe të përgjegjësisë në dështimin e ndodhur më 2020-ën. Politika për ta po duket si një lloj monologu. VV-ja nuk ka njerëz me ekspertiza të duhura. Ajo mund të jetë mirë në sondazhe, por si parti politike iu mungon prezenca e njerëzve që prezantojnë programe politike”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri madje ka kritikuar edhe qeverisjen në krye me Albin Kurtin.

Është e vërtetë që këto zgjedhje janë në mes të PDK-së dhe VV-së. Ose do të zgjedhim rrugën e izolimit apo degradimit, ose do të zgjedhim rrugën e rimëkëmbjes së vendit tonë. Qytetarët thonë se vitin 2020 vetëm era shtet nuk ka ardhë. Kjo qeveri filloi me teste të Serbisë dhe përfundoi me vaksina të saj”, deklaroi ai.

/Gazeta Sinjali/