image "Ta ha zemrën"/ Ledri Vula ‘flirton’ me fansen në koncert, publikohet video

Bota e Yjeve

“Ta ha zemrën”/ Ledri Vula ‘flirton’ me fansen në koncert, publikohet video

news image

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses i ka siguruar atij koncerte të shumta.

Ka qenë një bisedë në koncertin e tij të fundit që është bërë virale në rrjet.

Në video dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”.

Më pas Ledri ripërsërit fjalinë e saj dhe në sfond dëgjohen fanset që thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”.

Por ajo që na ka habitur të gjithëve është reagimi i Ledrit. Duke qeshur reperi tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe shtoi: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”.

/GazetaSinjali/