image Syla: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90% e popullatës po i mban maskat

Syla: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90% e popullatës po i mban maskat

news image

Kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë, Lulzim Syla, ka thënë se kanë filluar me shqiptimin e gjobave për qytetarët që po shkelin masat kundër koronavirusit në disa komuna të Kosovës.

“MTI nga data 5 korrik me vendimin që e ka sjell Qeveria e Kosovës menjëherë Inspektorati ka dal në terren. Me një takim të veçantë që e kemi pas me ministrin, ai ka kërkuar që inspektorati të punoj pa pushim nga e hënë në të diele. Kur kemi dal në terren në qytetet e mëdha, kemi hasur parregullsi, dhe në momentin e parë kemi tërhequr vërejtjen, dhe pas dy tri dite kemi filluar me shqiptimin e gjobave, si në Prishtinë, Vushtrri, Gjakovë, Ferizaj, Shtime e në shumë vende tjera”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

Syla ka thënë se janë rreth 20 inspektorë në nivel qendror, por siç tha ai kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe me inspektorët të cilët janë nëpër komunat e Kosovës.

“MTI jemi 20 inspektorë në nivelin qendror, por kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe me inspektorët e komunave dhe të gjithë së bashku bëjmë inspektimet. Për të mirë po e them që 90 për qind e popullatës është duke i mbajtur maskat”, tha ndër të tjera, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla./Gazeta Sinjali/