COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Takim/ Sveçla viziton katër komuna të Kosovës

news image

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, kanë vizituar katër komuna të Kosovës, Prizrenin, Rahovecin, Malishevën dhe Fushë-Kosovën.

Sveçla i njoftoi kryetarët e komunave për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendror sa i përket përballjes me pandeminë Covid 19.

“Kemi krijuar edhe grupin për analiza dhe projektime, për të bërë projeksionet  e aspektit shëndetësor, socio-ekonomik dhe të sigurisë. Ky grup do të bëjë projeksione se çfarë pritet të ndodhë në javët dhe muajve të ardhshëm, me qëllim që të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha situatave që mund të dalin gjatë ditëve në vijim”, tha Sveçla.

Ai theksoi se vendi ynë ka numrin më të vogël të infektuarve në rajon dhe kjo për momentin është mirë, por nga kjo situatë nuk mund të ndihemi komod, sepse nëse ka rritje të numrit të të infektuarve ngarkohet sistemi shëndetësorë dhe do të bëhet më i vështirë trajtimi.

Andaj kërkoi ndihmën e të gjithë kryetarëve të komunave që të rrisin edhe më shumë përkushtimin që të punojnë në parandalimin e kësaj pandemie.

Kryetarët e komunave theksuan angazhimet që janë duke i bërë në këtë situatë pandemike dhe ofruan përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim, ku njëkohësisht e njoftuan ministrin Sveçla për problemet dhe nevojat me të cilat po përballen, duke kërkuar që të kenë në vijimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë./Gazeta Sinjali/

Në të gjitha këto takime u theksua se në të gjitha komunat e Kosovës, gjatë kohës së lëvizjes së lirë vërehen qytetarë të shumtë nëpër qytete, që është në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, dhe u bë thirrje që të evitohen daljet e panevojshme dhe daljet të bëhen vetëm atëherë kurë është e domosdoshme.

Në këtë gjitha takimet u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë në këto komuna është e qetë dhe stabile dhe ka rënie të veprave kriminale.


Shpërndaje artikullin