image Sveçla: Trupat e pajetë janë nisur, besojmë që herët në mëngjes mbërrijnë këtu

Sociale

Sveçla: Trupat e pajetë janë nisur, besojmë që herët në mëngjes mbërrijnë këtu

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë kthyer në Prishtinë së bashku me 27 bashkatdhetarët që i shpëtuan aksidentit tragjik të së dielës, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas mbërritjes në aeroport, dy ministrat janë duke e mbajtur një konferencë për media.

Para gazetarëve, Sveçla tha se trupat e pajetë janë nisur për në Kosovë dhe se pritet të arrijnë në mëngjes.

“Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur në Kosovë. Ne besojmë që herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu. Pastaj do të mbështeten të gjitha familjet dhe të organizohen ceremonitë e varrimit”, tha ai./Gazeta Sinjali/