image Sveçla takohet me kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kosovës

Kosovë

Takim/ Sveçla takohet me kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kosovës

news image

U.d i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe koordinatorin e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Nur Çeku.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për periudhën e pandemisë me Covid-19, me të cilin po ballafaqohet vendi ynë.  

Përmes një njoftimi në faqen e Ministrisë, thuhet se Sveçla i informoi për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike brenda përgjegjësive të saj.

Ministri Sveçla e njoftoi për funksionet e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ku të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë duke punuar bashkarisht për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve që vijnë nga terreni.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, znj. Kollçaku vlerësoi punën që ka bërë MPBAP në menaxhimin e kësaj situate, duke ofruar mbështetjen e komisionit, për çfarëdo nevoje në funksion të menaxhimit të situatës. Ajo po ashtu ka kërkuar nga ministri një raport të hollësishëm për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj situate dhe të sigurisë në përgjithësi./Gazeta Sinjali/