image Sveçla pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kam kërkuar nga IPK që të hetohen rastet e dhunës në familje

Politikë

Sveçla pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kam kërkuar nga IPK që të hetohen rastet e dhunës në familje

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka folur për rastin tragjik që ka ndodhur në Ferizaj, ku ka mbetur e vdekur një 18-vjeçare e për rastin janë arrestuar dy persona.

Ministri Sveçla ka thënë se shumica e grave që janë vrarë nga burrat, paraprakisht i kishin lajmëruar të njejtët për sulm.

“Shumica e grave janë vrarë nga burrat edhe pse i kishin lajmëruar këto raste. Kishin dosje voluminoze penale, me plot 163 vepra që dominojnë ato të vjedhjeve, lëndim, zhvatje, kërcënim, dhunim dhe rasti i fundit vrasje e rëndë. Sapo jam njoftuar për rastin e ndodhur kam kërkuar veprime të menjëhershme derisa, dje para ceremonisë së varrimit kam kërkuar raport të detajuar për ecurinë e secilës vepër të të dyshuarve”, thotë ai.

I njëjti shton se brenda policisë është krijuar një grup që do të hetojë të kaluarën e personave të përfshirë në rast, ndërkaq, shton se nga IPK-ja ka kërkuar që të hetohen rastet e dhunës në familje.

“Për gjatë gjithë këtyre muajve të angazhimit tonë, është i pashmangshëm fakti që personat e tillë anekënd Kosovës janë sillë si të paprekshëm, ky është narracioni me të cilin jemi ballafaquar ne.

Nuk do të lejoj ndërhyrje e bashkëpunim me persona kriminal sepse nuk do të ketë më ndërhyrje nga lart në drejtësi. Marrë shkas nga rasti i fundit dhe që ky të jetë i fundit kam kërkuar krijimin e grupit brenda policisë që të hetojnë të kaluarën e kriminelëve në rast, dhe nga IPK kam kërkuar që të hetohen rastet e dhunës në familje nga zyrtarët e policisë së Kosovës.

Zyrtarët që pranojnë raportime të jenë në nivel të detyrës, sa herë dikush i thërret kur cenohet liria e tyre”, shtoi Sveçla para mediave.

/Gazeta Sinjali/