image Sveçla: Kam qenë në Telekom për dy arsye

Kosovë

Sveçla: Kam qenë në Telekom për dy arsye

news image

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mohuar se ai, Albin Kurti dhe Haki Abazi janë futur në të ashtuquajturën dhomë të përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Sveçka e ka quajtur banale deklaratën e presidentit Hashim Thaçi.

“Si është mundur që dikush disponon përgjimet në 20 vitet e fundit. A ekzistojnë këto përgjime në të vërtetë, sepse nëse ekzistojnë është një shkelje e rëndë. A ekzistojnë këto përgjime apo jo? Do të vije padia edhe për presidentin edhe për njerëzit që kanë thënë diçka të tillë. A jemi përgjuar ne në 20 vitet e fundit?’’, ka deklaruar Sveçla në KTV.

Sveçla ka thënë se është qesharake të deklarosh që tri ditë radhazi të shkojnë në Telekom.

“Është qesharake të deklarosh diçka të tillë. Deklaratë banale. Si do të ishte e mundshme që 3 ditë radhazi të shkojmë atje. Ne kemi mbrojtje te afërt. E vërtetë që kam qenë në Telekom me kërkesën e kryeshefes së Telekomit për dy arsye: Për krimet e raportuara ekonomike të cilat i kemi adresuar aty ku duhet. Telekomi i Kosovës është në vështirësi financiare.. Janë borxhe edhe ndaj atyre qe ju kanë marrë tokën me qira për antena dhe ka pas raste kur kabllot janë këputur nga pronaret e pronave’’.