image Sveçla: Droga që u kap në Lipjan po ruhet, do të shkatërrohet me proces transparent

Siguri

Sveçla: Droga që u kap në Lipjan po ruhet, do të shkatërrohet me proces transparent

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se droga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.

“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, është shprehur Sveçla në T7.

Tutje, ai siguroi se kjo sasi e drogës nuk pati synim Kosovën, por tregjet më të mëdha.

“Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova”, ka thënë Sveçla.

Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, shtoi Sveçla./Gazeta Sinjali/