image Sveçla: Deklaratat politike nxisin panik dhe frikë, serbët e Kosovës janë të sigurt

Siguri

Sveçla: Deklaratat politike nxisin panik dhe frikë, serbët e Kosovës janë të sigurt

news image

Ministri i Punëve të Brendshme ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që nesër do të marrin masa të “dhimbshme” karshi Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Sveçla ka thënë që deklaratat politike nxisin vetëm panik dhe frikë.

Gjithashtu Sveçla ka thënë që serbët e Kosovës kanë liri të plotë të lëvizjes dhe janë të sigurt e të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës

“Serbët e Kosovës kanë liri të plotë të lëvizjes dhe janë të sigurt e të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Deklaratat politike për targat e përkohshme të veturave kanë për qëllim të shpërndajnë panik dhe frikë. Iu bëj thirrje qytetarëve që mos t’i bllokojnë rrugët dhe të mos vendosin barrikada”, ka shkruar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Ky vendim është nënshkruar nga ministri Sveçla.

/GazetaSinjali/