image Sveçla: 24 policë kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Siguri

Sveçla: 24 policë kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka njoftuar se si pasojë e COVID-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se mbështetja e tij dhe ministrisë do jetë edhe më e madhe.

“Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e vitit 1999-të me pranimin e kadetëve të parë. E sot numërojmë me mbi 9 mijë policë. Në këtë ditë kemi menduar të festojmë ndryshe këtë ditë duke bërë që nga pandemia të festohet me kufizime”.

“Nga 1 vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar ne front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët, dhe fatkeqësisht kemi 24 policë te vdekur nga pandemia”, tha Sveçla. /Gazeta Sinjali/