image Suspendohen 52 roje të burgut në Itali pasi keqtrajtuan të burgosurit

Evropë

Suspendohen 52 roje të burgut në Itali pasi keqtrajtuan të burgosurit

news image

Institucionet e sigurisë italiane kanë suspenduar nga puna 52 roje të një burgu të cilët ishin përfshirë në keqtrajtimin e të burgosurve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ngjarja kishte ndodhur vitin e kaluar në Napoli kurse vetëm tani është arritur që të njoftohet publiku për këtë rast pasi gazeta II Domani ka siguruar incizmet dhe i ka publikuar ato. 

Sipas gazetës italiane të burgosurit kishin protestuar për mungesën e maskave dhe të testeve të COVID-19.

Ministria e Drejtësisë në Itali tha se ndaj rojeve të burgut është iniciuar hetimi penal./Gazeta Sinjali/