image Supremja vendos: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

Supremja vendos: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

news image

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesën e Xhezide Selimit, komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Supremja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Selimit.

E njëjta do të detyrohet të paguajë dënimin prej 1 mijë eurove.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Internws Kosova, ka parashtruar ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Këtë ankesë e pati aprovuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP.

Sipas ankesës, pretendohet se komisionierja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhezide Selimi ka bërë postimin dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në rrjetin social Facebook, ku ka postuar një fotografi duke votuar, ku nëpërmjet të cilës ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë numrin 144./Gazeta Sinjali/