image Superliga e Kosovës, përfundon edhe java e dytë

Futboll

Superliga e Kosovës, përfundon edhe java e dytë

news image

Është mbyllur java e dytë në Superligën e Kosovës me dy ndeshjet mes Llapit dhe Gjilanit dhe Ballkanit me Feronikelin.

Ndeshja e parë mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi 0:1 në favor të Gjilanit me golin e vetëm të Darko Nikač në minutën e 64’.

Gjilanit po ashtu ju akordua një penallti në minutën e 52’ ku nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Hajdari.

Ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit u mbyll me fitoren e Ballkanit me rezultat 3:2.

Mirlind Daku ishte realizatori i vetëm tek ekipi i Ballkanit ku e përfundoi javën e dytë me hat-trick, kurse në anën tjetër tek ekipi i Feronikelit golashënues i vetëm ishte braziliani Marclei me dy golat e tij në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 86’ dhe 88’.