image Super performanca e Butrint Imerit në Alba Festival, ‘bombardon’ publikun shqiptar

Bota e Yjeve

Super performanca e Butrint Imerit në Alba Festival, ‘bombardon’ publikun shqiptar

news image

Artisti shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, sapo ka përfunduar performancën e tij fantastike në Alba Festival, në Cyrih të Zvicrës, raporton Gazeta Sinjali.

Festivali që edhe sivjet mblodhi shumë artistë të famshëm shqiptarë, u ‘dogj’ kur veç tjerëve doli edhe Butrinti, prapa të cilët padyshim se qëndron menaxheri i tij i suksesshëm, Denis Avdiu.

Butrinti ka ndezur publikun të cilin e elektrizoi me super hitet e tij, që siç duket i performoi si asnjëherë më parë.

Atmosfera që krijoj duke argëtuar qindra pjesëmarrës e lumturoi Butrintin, i cili edhe e shkrepi një fotografi, nën shoqërimin e Denisit e të dajës së tij, avokatit Besnik Berisha.

/GazetaSinjali/