image Sulmoi me thikë e shufër metalike tre persona, ndalohet 21-vjeçari nga Podujeva

Siguri

Sulmoi me thikë e shufër metalike tre persona, ndalohet 21-vjeçari nga Podujeva

news image

I riu që përfundoi mbrëmë në prangat e Policisë, Labinot Toverlani, si i dyshuar për përleshjen në fshatin Ballovc të komunës së Podujevës, ku sulmoi me thikë dhe shufër metalike tre persona, është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, sipas të cilave, prokurori ka nxjerrë aktvendim për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor”.

Toverlani dyshohet se sulmoi tre persona, si rezultat i një fjalosje, e ku për pasojë u shkaktoi lëndime trupore, për çka dy prej tyre janë trajtuar në QKMF-në e Podujevës, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK.

Sinjali raportoi se i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes në momentin kur Policia arriti të intervenojë, por nuk e shijoi lirinë gjatë pasi u kap për një kohë të shkurtër, në shtëpinë e tij, ku kishte fshehur edhe thikën që e kishte përdorur në përleshje.

Lidhur me rastin, burimet e Sinjalit thonë se janë intervistuar palët e përfshira, të cilat kanë dhënë versionet e tyre për motivin e përleshjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/