image Sulmoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet prishtinasi

Kosovë

Sulmoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet prishtinasi

news image

Dje në Prishtinë policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish të dahsurën, raporton Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas disa mosmarrëveshjeve e kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/