image Sulmohet një person në Fushë Kosovë, përfundon në QKUK

Siguri

Sulmohet një person në Fushë Kosovë, përfundon në QKUK

news image

Një person është sulmuar fizikisht mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:35 në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se sulmi kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur të dy personat me vete.

Sinjali ka mësuar se viktima pas sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende është në kërkim nga policia. /GazetaSinjali/