image Sulmohet fizikisht punëtori i KEDS-it në Gjakovë

Siguri

Sulmohet fizikisht punëtori i KEDS-it në Gjakovë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e KEDS-it, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se e ka rrahur zyrtarin në fjalë, derisa ai po kryente punën e tij në fshatin Fshaj të Gjakovës, dje në mesditë.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga goditjet, punonjësi i KEDS-it ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, policia bën të ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/