image Sulmohen dy persona me mjete të forta në Deçan, të dyshuarit në arrati

Siguri

Sulmohen dy persona me mjete të forta në Deçan, të dyshuarit në arrati

news image

Dy persona përfshirë një të mitur, kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se u sulmuan fizikisht nga dy persona mbrëmjen e kaluar në fshatin Strellc të ulët të komunës së Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë sulmit janë përdorur mjete të forta, me ç’rast njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda, për çka një kalimtar i rastit e ka dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Ai më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ndërkohë personat e dyshuar kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’u rënë në gjurmë atyre. Policia i ka kërkuar ata edhe në shtëpitë e tyre, por që të njëjtit nuk janë gjetur aty.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/