image Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul

Botë

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul

news image

Një bombë shpërtheu të martën në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke vrarë dy persona.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm.

Talibanët e dënuan vrasjen e imamit.

Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm.

Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.

Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.