Gazeta Sinjali raporton për një sukses të jashtëzakonshëm të një talenteje të re shqiptare në fushën e muzikës. Hira Drenovci është shpërblyer me vendin e parë në festivalin muzikor për të rinj “Pop Talent Fest 2025”, i mbajtur në Tiranë.
Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, Hira ka marrë maksimumin e pikëve – 100, duke lënë pas konkurrentë të tjerë të moshës së saj dhe duke e siguruar trofeun e fitores.
E veshur me thjeshtësi, por me performancë të fuqishme skenike, Hira ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe vlerësimin maksimal të profesionistëve të muzikës, mes të cilëve edhe figura të njohura si Alfred Kaçinari.
Në fotot e publikuara nga prindi i saj, Valdet Drenovci, ajo shihet duke mbajtur kupën dhe diplomën fituese, e rrethuar nga njerëz që e përkrahën në këtë rrugëtim, përfshirë edhe organizatorët dhe jurinë e festivalit.
“Hira në Pop Talent Fest 2025 në Tiranë. Vlerësuar nga juria profesionale me 100 pikë, vendi i parë”, shkruan Drenovci.
Kjo fitore nuk është vetëm një çmim për Hirën, por edhe një dëshmi se talentet e reja shqiptare po ndriçojnë skenat rajonale me potencialin dhe pasionin e tyre për artin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!