image Suharekë - Duhël: Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë

Siguri

Suharekë – Duhël: Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë

news image

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes në rrugë dhe magjistrale, si dhe shkelin rregullat në komunikacion. Një rast i fundit ka ndodhur sot rreth orës 10:53 në rrugën Suharekë-Duhël, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet një kombibus duke vozitur me shpejtësi të palejuar dhe bën tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Sipas pamjeve të dërguara në adresën e Gazetës Sinjali, në momentin kur shoferi bën tejkalim, shihet se rrezikon të përplaset me kamionin i cili po vozit në anën e djathtë.

Policia e Kosovës, me pajisjet e reja tashmë po monitoron situatën edhe më në detaje. Brenda 24 orëve, ka shqiptuar gjithsej 1595 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht raste kur shoferët rrezikojnë jetën e tyre, po ashtu edhe të tjerëve, duke vozitur me shpejtësi dhe bëjnë tejkalime të palejuara.

/GazetaSinjali/