image Subvencionimi i pagave të punëtorëve, ministri Murati ka një njoftim

Financa

Subvencionimi i pagave të punëtorëve, ministri Murati ka një njoftim

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave, shkruan Gazeta Sinjali.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, tha se komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, shkroi Murati.

Qeveria e Kosovës ka ndarë në fund të muajit prill 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë me këtë rast se subvencionimi do të bëhet deri në 50%.

Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që janë prekur nga disa prej masave të vendosura nga Qeveria për periudhën 7 prill deri 18 prill. Subvencionimi i pagave dhe qirave bëhet deri në 50 për qind. Në vendim janë të detajuara llojet e bizneseve”, pati thënë Murati./Gazeta Sinjali/