image Studimi zbulon se e verdha e vezës bllokon koronavirusin në trup

Shëndeti

Studimi zbulon se e verdha e vezës bllokon koronavirusin në trup

news image

Pas një zbulimi të fundit është zbuluar efikasiteti i mundshëm i antitrupave të të verdhës së vezës si një agjent neutralizues kundër SARS CoV-2, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas National Library of Medicine, rezultatet treguan një fuqi të konsiderueshme neutralizuese kundër koronavirusit, mutantëve të ndryshëm të proteinave të spikës dhe ky mund të jetë një mjet i mundshëm për parandalimin e pandemisë që shkakton virusi korona.

Antitrupat e mbledhur nga vezët mund të përdoren për të trajtuar COVID-19 ose si masë parandaluese për njerëzit e ekspozuar ndaj sëmundjes.

Zogjtë prodhojnë një lloj antitrupi të quajtur IgY, i krahasueshëm me IgG te njerëzit dhe gjitarët e tjerë. IgY nuk shkakton alergji ose nuk shkakton reaksione imune kur injektohet te njerëzit. IgY shfaqet si në serumin e zogjve ashtu edhe në vezët e tyre.

Megjithatë, siguria dhe efikasiteti i IgY-ve ende ka nevojë për pyetje të mëtejshme në modelet e kafshëve.

Aktualisht, virusi SARS-CoV-2 po përhapet ende në mbarë botën dhe ka shumë për të bërë për të parandaluar dhe kontrolluar pandeminë.

Përdorimi i IgY-ve në formulime aerosol ose spërkatës në traktin respirator, zgavrën me gojë dhe madje edhe traktin tretës mund të jetë një strategji e vlefshme.

Kontrolli afatgjatë i SARS-CoV-2, megjithatë, do të kërkojë një kombinim të mjeteve të imunizimit aktiv dhe pasiv, terapi me ilaçe dhe masa të tjera parandaluese.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet për mungesë të vezëve dhe fermat e pulave po digjen.

Në janar, disa ekipe zjarrfikëse u thirrën në një zjarr masiv që ndodhi në një fermë vezësh në Bozrah, Connecticut.

Zjarri ka ndodhur në fermat Hillandale të vendosura në rrugën Schwartz.

Departamenti i Zjarrfikësve në Colchester i tha shtypit në atë kohë se zjarri në shkallë të gjerë madje ka shkaktuar probleme me ujin dhe më shumë cisterna uji janë thirrur në vendngjarje.

1.1 milionë pula të tjera u vranë në një fermë vezësh në Ioëa për shkak të gripit të shpendëve në nëntor.

Sot në Amerikë ka mungesë vezësh  dhe kjo mund të përkeqësohet.

/GazetaSinjali/