image Studimi në Romë thotë se 30% e pacientëve të shëruar nga Covid-19 do të kenë probleme me frymëmarrjen

Botë

Pandemia/ Studimi në Romë thotë se 30% e pacientëve të shëruar nga Covid-19 do të kenë probleme me frymëmarrjen

news image

Edhe pasi pacientët e prekur janë shëruar nga koronavirusi mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat. Reth 30% e pacientëve të shëruar nga COVID-19 do të ketë probleme kronike të frymëmarrjes 6 deri në 12 muaj, shkruan Il messanggero.

Të paktën kështu thotë studimi i ‘Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë’ në Romë.

Sipas autoriteteve, bazuar në rezultatet fibrotike,  ‘mbetjet’ e lëna në mushkri nga Covid-19, mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme të aparatit të frymëmarrjes dhe do të përbëjnë një patologji të re të së nesërmes dhe “një emergjence të re shëndetësore”.

Sipas pulmonologut italian Luca Richeldi, “Në shumë pacientë Covid-19 të cilët janë shtruar në spital ose intubuar, vërehen vështirësi në frymëmarrje pas daljes nga spitali të cilat mund të zgjasin për shumë muaj pas shërimit nga infeksioni dhe të dhënat e mbledhura më parë nga pacientët me SARS tregojnë se edhe pas 6 muaj nga shërimi, ata kishin ende anomali pulmonare dhe ndryshime në funksionin e mushkrive, të tilla si kapaciteti i ulët i frymëmarrjes, vëllimi i ulët i mushkërive, forcë e dobët e muskujve të frymëmarrjes dhe mbi të gjitha më pak rezistencë.

Por mbi të gjitha  shpjegon Richeldi, 30% e pacientëve të rikuperuar treguan shenja të përhapura të fibrozës pulmonare, domethënë plagë të mëdha në mushkëri të pa rikuperueshme./ Gazeta Sinjali/