image Stomatologjia në QMF 2 në Ferizaj nuk ofron shërbime pasdite në mungesë të stafit, stomatologët në pushim

Shëndetësi

Stomatologjia në QMF 2 në Ferizaj nuk ofron shërbime pasdite në mungesë të stafit, stomatologët në pushim

news image

Njësia e Stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 në Ferizaj nuk po punohet pasdite për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Kështu thuhet në një njoftim që kjo qendër ka vendosur në hyrje. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë njoftuar se po duhet të shkojnë në Qendrën kryesore për shërbimet e nevojshme dhe kjo është e mundimshme.

Për të marrë një sqarim për mungesën e stafit, Gazeta Sinjali ka kontaktuar drejtoreshën e QKMF-së në Ferizaj, Nadire Ymerin, e cila ka thënë se arsyeja pse nuk po punohet është se njëri nga stomatologët është në pushim. 

“Aktualisht kemi disa stomatologë që janë në pushime vjetore. Te QMF 2 punojnë dy stomatologë, ndërsa për pasdite  po orientohen në QKMF. Ndërsa nga e hëna kthehet për pasdite një stomatologe. Për shkak të pushimeve, e kemi pak vështirë me i mbulu të gjitha njësitë.”, tha Ymeri për Sinjalin.

Sinjalizuesit janë ankuar se po ‘sorollaten’ nga një qendër në një tjetër për shkak të këtyre mungesave.

/GazetaSinjali/