image Mundësi punësimi për menaxher marketingu - Sinjali

Mundësi punësimi për menaxher marketingu

news image

Gazeta Sinjali hap konkurs për pranimin e një menaxheri të marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
  •  Bënë procesimin e kërkesave të klientëve
  •  Njofton dhe ofron produktet për marketing – klientëve
  •  Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
  •  Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
  •  Përfaqëson në mënyrë të denjë mediumin dhe vlerat e tij
  •  Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që mund të kenë, si në aspektin teknik, apo në shërbime tjera të kërkuara
  •  Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me marrëveshjet e reja, vazhdime të kontratave dhe kështu ngjashëm
  •  Merret me shitjen e produkteve të “Sinjali”
  •  Zbaton planin vjetor të shitjes
  •  Bënë vizita në terren, realizon takime me klientë në baza javore
  •  Identifikon klientët e rinj potencialë
  •  Hulumton tregun dhe konkurrencën
  •  Prezanton ofertat për klientët
  •  Përgatitë të gjitha kontratat që të nënshkruhen nga klientët dhe siguron që atyre u është ofruar produkti/shërbimi më i mirë
  •  Përgatitë raporte javore për menaxhmentin drejtues
  •  Implementon kërkesat e menaxhmentit dhe strategjitë e aprovuara paraprakisht

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  •  Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Menaxherit të Marketingut janë të mirëseardhur që të aplikojnë
  •  Të ketë përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing
  •  Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
  •  Të ketë njohuri bazike në fushën e medias
  •  Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
  •  Të ketë aftësi të shkrimit të raporteve
  •  Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë “Sinjali”
  •  Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
  •  Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
  •  Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze
  •  Të ketë patent shofer – Kategoria B
  •  Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente përmes postës elektronike:

  •  CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes universitare
  •  Letër motivuese
  •  Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
  •  Çertifikatat e trajnimeve eventuale
  •  Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Aplikimi bëhet përmes e-mailit – postës elektronike, në:
[email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 10.09.2021.


Shpërndaje artikullin