image Shkolla e vetme në rajon e certifikuar me ISO 21001:2018 - Sinjali

Shkolla e vetme në rajon e certifikuar me ISO 21001:2018

news image

Certifikimi me ISO strandarde ka shumë rëndësi, pasi që i mundëson një institucioni të përmirësojë produktivitetin dhe të rrisë efikasitetin e menaxhimit të burimeve të tij. Rritja e efikasitetit, nxitë inovacionin dhe përmirësimin e funksionimit. Rrjedhimisht, rriten edhe avantazhet konkurrues në treg.

Standardet ISO, janë simbol i cilësisë dhe çdo institucion që i zbaton ato, angazhohet për ofrimin e cilësisë, vlerëson sigurinë e shërbimit dhe efikasitetin e kostos. Institucionet mund të përfitojnë nga zbatimi i një numri të madh të ISO standardeve.

Veçanërisht për institucionet shkollore, është i rëndësishëm certifikimi me ISO 21001:2018, standard ky i përshtatur në mënyrë të veçantë për menaxhimin e cilësisë në institucione
arsimore. Në Kosovë dhe rajon, e vetmja shkollë e certifikuar me këtë standard është Gjimnazi Cambridge në Pejë.

Gjimnazi Cambridge, është i certifikuar edhe me ISO 9001, standard për sistemin e menaxhimit të cilësisë. Duke qenë se ISO standardet kanë rëndësi të veçantë për menaxhmentin e kësaj shkolle, ata planifikojnë që të aplikojnë të njejtat standarde edhe në shkollën e re në Prishtinë, e cila do të jetë e gatshme për fillimin e mësimit, në shtator të vitit shkollor 2022/2023.