image Fluidi Group mbështet shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’, blen kartolinat për 8 Mars - Sinjali

Fluidi Group mbështet shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’, blen kartolinat për 8 Mars

news image

Fluidi Group, përmes fondacionit Floil Cares ka kontribuar në mbështetjen e shoqatës Down Syndrome Kosova me blerjen e kartolinave uruese për 8 mars, për nder të ditës ndërkombëtare të sindromës Down që është më 21 mars.

Sot, më 8 mars 2023, fondacioni Floil Cares ka qenë përkrah shoqatës Down Syndrome Kosova në shpërndarjen e buqetave me lule dhe kartolinave uruese ndaj grave dhe vajzave.

Kur tregohemi mirënjohës ndaj kontributit të grave në mirëqenien e shoqërisë, si dhe kur mbështesim komunitetet të cilat kanë më së shumti nevojë, ne fuqizojmë shoqërinë në tërësi.

Andaj, urime dita e gruas nga Fluidi Group dhe shoqata Down Syndrome Kosova. Jemi më të fortë kur bëhemi bashkë për njëri-tjetrin!

https://www.facebook.com/floilofficial/posts/pfbid0AYosF8FSh2oh4CZN6C2er1viHhGe3i7AHXbcejjBNkgyRNtMMH3omE9zUJxm183Tl