image Spektakël në Gjilan, Skënderaj mposht Dritën dhe kalon në finale

Sporte të tjera

Spektakël në Gjilan, Skënderaj mposht Dritën dhe kalon në finale

news image

Skënderaj është finalisti i dytë në Superligën e Kosovës në volejboll në kategorinë e femrave.

Ishte ndeshja ndaj Dritës vendimtarja, pasi të dy ekipet kishin pikë të barabarta, nga tetë.

E për ta bërë këtë duel edhe më dramatik, u desh të luhej edhe seti i pestë.

Se të dy ekipet janë shumë të barabarta e tregoi edhe seti final, ku deri në fund pati rivalitet të jashtëzakonshëm, Skënderaj fitoi me rezultat 14:16 setin e fundit.

Në setet tjera rezultati ishte ky: 25:23, 16:25, 25:22, 16:25, 14:15.

Në finale Skënderaj do të takohet me M-Technologie./Gazeta Sinjali/