image Specializantët protestojnë për pagesat e kujdestarive në SHSKUK

Shëndetësi

Specializantët protestojnë për pagesat e kujdestarive në SHSKUK

news image

Një grup i specializantëve do të protestojnë sot për pagesat e kujdestarive në SHSKUK.

Specializantët po kërkojnë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar që t’ua paguajë kujdestaritë edhe jashtë Udhëzimit Administrativ

Specializantët kanë protestuar edhe më parë për këtë kërkesë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se pagat e specializantëve me Ligjin e ri të Pagave janë rritur në 840 Euro bruto, ndërsa Qeveria ka marr vendim që t’i paguajë edhe specializantët me vetfinancim si dhe ata nga vendet e rajonit, Preshevë, Shqipëri dhe Mali i Zi.

/GazetaSinjali/