image Specializantët paralajmërojnë protestë, shkak pakënaqësitë ndaj MSH-së

Kosovë

Specializantët paralajmërojnë protestë, shkak pakënaqësitë ndaj MSH-së

news image

Këshilli i Specializantëve më 28 janar do të mbajë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj MSH-së.

Në një njoftim për media, Këshilli ka renditur disa pika me pakënaqësitë e tyre, një prej të cilave është edhe propozimi i ministrisë për paga.

Pikat që MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve:

1. Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.

2. Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK

3. Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.

4. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.

5. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.

/GazetaSinjali/