image Spanja shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 pas heqjes së karantinës

Evropë

Spanja shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 pas heqjes së karantinës

news image

1 mijë e 525 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë, që është rritja më e madhe ditore që nga heqja e karantinës në qershor.

Për ditën e tretë me radhë, më shumë se 1 mijë raste të reja të infeksionit janë konfirmuar në Spanjë.

Instituti gjerman i Sëmundjeve Infektive Robert Koch më parë vendosi tre rajone spanjolle, përfshirë Katalonjën, në listën e zonave me rrezik të lartë.

Të tre rajonet janë Katalonja, Aragonia dhe Navarra në Spanjën veriore.

Sezoni turistik veror ka ngritur frikën se turistët që kthehen nga destinacionet ku regjistrohen një numër më i madh i të sëmurëve, siç është Spanja, mund të sjellin një valë të dytë të infeksionit.

Gjermania njoftoi të hënën se testimi për koronavirus do të ishte i detyrueshëm në aeroporte për të gjithë turistët që kthehen nga zonat me rrezik të lartë./Gazeta Sinjali/