image Spanja rikthen masat kundër koronavirusit

Evropë

Spanja rikthen masat kundër koronavirusit

news image

Spanja ka vendosur sot sërish masa të reja kufizuese për shumë aktivitete në natyrë, në përpjekje për të rivënë nën kontroll situatën me COVID-19.

“Jeta e natës do të ndalohet, tani për tani, në një përpjekje për t’i shmangur grumbullimet në turma të mëdha, ku virusi mund të përhapet më lehtë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Gjithashtu, dua t’u bëj thirrje të rinjve dhe t’u kujtoj atyre për rëndësinë e ushtrimit të disiplinës. Është një situatë e patolerueshme, nëse njerëzit nuk u përmbahen rekomandimeve”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë ndaloi, gjithashtu, pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit në natyrë, në hapësirat ku nuk mund të ruhet distanca fizike. /Gazeta Sinjali/