image Spanja publikon bilancin e viktimave të 24 orëve të fundit, lajmi më i mirë i dy muajve të fundit

Shëndetësi

Pandemia/ Spanja publikon bilancin e viktimave të 24 orëve të fundit, lajmi më i mirë i dy muajve të fundit

news image

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë të enjten ishte 48, duke e bërë kështu ditën e parë me më pak se 50 të vdekur që nga 16 marsi.

Në Spanjë, që nga shpërthimi i koronavirusit kanë vdekur 27940 qytetarë.

Të enjten numri i rasteve të reja me virus u rrit për 482 duke e çuar numrin në më shumë se 233 mijë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/