image Spanja në ditën më të errët nga koronavirusi, 832 të vdekur në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Botë/ Spanja në ditën më të errët nga koronavirusi, 832 të vdekur në 24 orët e fundit

news image

Një situatë alarmante është duke kaluar edhe Spanja si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet e Shëndetësisë në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 832 persona të prekur me koronavirus.

Deri mëngjesin e së shtunës, në Spanjë kanë ndërruar jetë 5694 persona, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa mbi 70 mijë është numri i të prekurve.

Kjo është dita më e errët në Spanjë që prej shpërthimit të pandemisë./Gazeta Sinjali/