image Spanja hap dyert për turistët nga muaji korrik

Botë

Botë/ Spanja hap dyert për turistët nga muaji korrik

news image

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik.

Qeveria spanjolle para disa javëve e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë, ku vitin e kaluar u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz./Gazeta Sinjali/