image Spanja fillon me fazën e dytë lehtësuse, përgatitet për kthimin e turistëve

Shëndetësi

Pandemia/ Spanja fillon me fazën e dytë lehtësuse, përgatitet për kthimin e turistëve

news image

Në Spanjë, pothuajse tre të katërtat e vendit përparoi sot me fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese, raporton “The Guardian”.

Miliona njerëz patën mundësinë të takoheshin në grupe me deri në 10 persona dhe të konsumonin një pije ose një vakt në kafenetë dhe tarracat e restoranteve.

Ministri i transportit, José Luis Ábalos, tha se vendi do t’i përfundojë kufizimet e karantinës dyjavore në fund të qershorit dhe do t’i rihapë plotësisht kufijtë e tij.

“Nga fundi i qershorit, ne do të fillojmë aktivitetin e turizmit, shpresoj”, tha Ábalos.

“Ne duhet ta bëjmë Spanjën një vend tërheqës nga pikëpamja shëndetësore”, shtoi ai.

Rajoni i Madridit dhe zona metropolitane e Barcelonës mbeten në fazën paraprake të asaj që qeveria e ka quajtur “kalimi drejt normalitetit të ri”.

Gjatë fundjavës, kryeministri Pedro Sánchez tha se koalicioni i tij do të kërkonte një zgjatje të fundit njëmujore të gjendjes së jashtëzakonshme, që nënkupton edhe një nga kufizimet më të rrepta në Europë./Gazeta Sinjali/