image Spanja e planifikon lejimin e tifozëve në stadium

Futboll

Spanja e planifikon lejimin e tifozëve në stadium

news image

Ndeshjet e La Ligës fillimisht janë vendosur që të zhvillohen pa tifozë mirëpo siç duket ka iniciativa që kjo gjë të ndryshoj.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës është duke planifikuar lejimin e tifozëve që të kthehen në stadiume, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se po planifikohet që tifozët të rikthehen sapo autoritetet shëndetësore të japin dritën e gjelbër.

Spanja po ashtu është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi kurse pas 8 qershorit pritet që ky vend të kaloj në fazën e tretë të lehtësimit të masave.

/Gazeta Sinjali/