COVID-19
Të infektuar
68.351Të shëruar
59.438Të vdekur
1.592Në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot do të votohet Raporti për Kosovën, e vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore, transmeton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl.
“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Today, we vote in @EP_ForeignAff on the @Europarl_EN #Kosovo report , which I have negotiated on behalf of the @EPPGroup. We’ve included strong messages on visa liberalisation, recognition, the Kosovo-Serbia dialogue & perspectives for the youth in digitalization & other fields.
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 23, 2021
Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve të vendosura nga BE-ja për të fituar liberalizimin e vizave.
Në ndërkohë çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve që së fundmi janë mbajtur në Kosovë.
Deri në formimin e institucioneve pritet që të mos ketë një takim të radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Të paktën kështu ka deklaruar së fundmi, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha po ashtu se nuk pret që gjatë këtij vitit të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Sinjali/