image Sot takohen Kurti dhe Haradinaj

Politikë

Sot takohen Kurti dhe Haradinaj

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, raporton Gazeta Sinjali.

Takimi i tij, siç ka mësuar Sinjali nga burimet në AAK, pritet të fillojë rreth orës 12:00, megjithatë, ka mundësi për ndryshim të orarit.

Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike kanë konfirmuar për Sinjalin se të mërkurën, kryetari Lumir Abdixhiku pritet të takohet me kryeministrin Kurtin.

“Takimi do të mbahet, të mërkurën (26 maj) duke filluar nga ora 11:00”, tha Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së.

Javën e kaluar kryeministri Albin Kurti ka ftuar në takim partitë opozitare, për të diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe çështjet e tjera me rëndësi për vendin.

Ndryshe nga kryetarët e dy partive të tjera opozitare, kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka refuzuar ftesën e Kurtit për një takim të tillë./Gazeta Sinjali/