image Sot protestohet te shkolla "Naim Frashëri" në Prishtinë

Arsim

Sot protestohet te shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë

news image

Këshilli i Prindërve të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, sot nga ora 12:00 do të mbajë protestë si shenjë pakënaqësie ndaj grevës në arsim.

Protesta pritet të zgjasë rreth një orë dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBASHK-u ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, për shkak të mosrealizimit të kërkesave për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.

Një ditë më parë për të njëjtën çështje protestë pati edhe në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

/GazetaSinjali/