image Procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përmbyllet sot

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përmbyllet sot

news image

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas këtyre dy proceseve pritet numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht, për të vazhduar më pastaj me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Elezi ka bërë të ditur se deri të premten kanë përfunduar me rinumërimin e rreth 70 për qind të vendvotimeve, të cilat i janë nënshtruar këtij procesi.

Kanë mbetur 118 vendvotime që të rinumërohen nga gjithsej 552 vendvotime.

/GazetaSinjali/