image Sot pesë vjet u realizua suksesi më i madh në histori të futbollit shqiptar, sikurse Lila të gjithë kuqezinjtë festuan

Futboll

Sot pesë vjet u realizua suksesi më i madh në histori të futbollit shqiptar, sikurse Lila të gjithë kuqezinjtë festuan

news image

Kjo ishte klithma e një kombi të tërë. Ashtu siç festoi Andi Lila u festua kudo ku ka shqiptarë. Shumica edhe kanë qarë, përcjell Sinjali Sport.

Pesë vite pas suksesit më të madh ndërkombëtar në histori të futbollit shqiptar, kuqezinjtë ende e kujtojnë si ngjarjen më të rëndësishme fitoren kundër Rumanisë në Euro 2016!

19 qershori 2016 ishte e diele. Po ndodhte kulmimi i një ngjarje të jashtëzakonshme e ngjizur me vite e dekada të tëra. Po ndodhte një gjë madhështore të cilën Shqiptaria nuk e kishte parë!

Po ndodhte që një grup djemsh nga të gjitha trojet shqiptare me talent dhe të vendosur të luftonin deri me vet mohim për ti treguar edhe shqiptarëve por edhe botës që nëse jemi të bashkuar nuk ka as çmim e as forcë që mund ti sprapsë apo ndalojë nga qëllimi i tyre i gatuar me dashuri për atdheun dhe për njeri-tjetrin.

Ne jemi vend i vogël dhe me popullsi të varfër ekonomikisht por jemi një popull liridashës dhe njerëz me zemër të madhe.

Organizimi dhe rregullimi i sportit është nevojë e kohës, të thuash që sporti shqiptar është si në të gjithë Evropën është thjeshtëzim por dhe naivitet, ne nuk do të bëjmë naivin përderisa kemi një shtet që jo vetëm nuk kujdeset për përmirësimin e jetës së sportistëve por shkatërron terrenet sportive dhe i ndërton pallate shumëkatëshe.

Ne sportistët, ish-sportistët duhet të ndryshojmë mentalitetin, të vrasim frikën dhe të bashkohemi, të ndërgjegjësojmë secilin sportist dhe ti vetdisojmë ato! GJITHÇKA DO NDRYSHOJË PËRGJITHMONË.

Të dashur bashkëkombësit e mi, është interes i yni i përbashkët përmirësimi i jetës sportive në Shqipëri. Bashkimi Evropian ku ne duam të anëtarësohemi thotë që vetëm 4% e shqiptarëve merren me sport, sot vetëm 8 cm katror për frymë terren sportiv kemi në kryeqytet, sot fëmijët tanë nuk merren me aktivitet sportiv dhe shumica e tyre po bëhen obezë ose me syze për shkak të lojërave elektronike.

Ne duhet të përshpejtojmë me emergjencë dhe prioritet reformën ekonomike në sport, privatizimin e klubeve, statusin e sportistit të përmirësojmë terrenet sportive etj.

Që të përsërisim të njëjtat emocione, ndjenja, ti tregojmë botës që ne jemi dhe dimë të bëjmë edhe gjëra të mira, duhet të fillojmë që sot të ndryshojmë politikat në sport. Nesër është vonë!

Te mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt.

/Gazeta Sinjali Sport/