image Sot një muaj, Greqia do ta "njohë" Kosovën

Futboll

Sot një muaj, Greqia do ta “njohë” Kosovën

news image

Më 6 shtator, Kosova do të përballet me Greqinë në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Greqia nuk e ka pranuar Kosovën si shtet i pavarur, megjithatë ata do të përballen në territorin e Kosovës ndaj tyre si dy shtete krejtësisht të barabarta, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se tri ditë më herët, pra më 3 shtator, Kosova i shkon Moldavisë në ndeshjen e parë në Nations League./Gazeta Sinjali/