image Sot shqyrtohet mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Kosovë

Sot shqyrtohet mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Hoti tha se disa kryetarë e kanë përkrahur këtë propozim. Mirëpo një gjendje të tillë, nuk po e duan bizneset e as qytetarët e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme që pritet të propozohet nuk do të përfshijë bllokimin total të Kosovës, por vetëm ashpërsim të masave.

Presidenti i vendit, bazuar në kompetencat kushtetuese, është ai që mund të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimin përfundimtar për gjendjen e jashtëzakonshme e merr Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave të deputetëve që janë të pranishëm në seancë./Gazeta Sinjali/