image Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës

Politikë

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës

news image

Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e 14-të me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 11:00 ku do të shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës.

Gazeta Sinjali i ka siguruar të gjitha pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Ato janë si në vijim:

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZKM) 

2. Shqyrtimi i Propozim-venditnit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.03/1,- 048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin nr. 04/L-194, me Ligjin nr. 05/L-063, dhe me Ligjin nr. 05/L-007 (ZKM)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marreveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024 (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i Çerdhes së femijëve dhe këndi për të moshuarit në fshatin Studentçan, Komuna e Suharekës (MEA)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të prones së paluajtshme e cila preket nga Restaurimi dhe Konzervimi i Objektit “Shtabi i UÇK-së në Kosterc” Komuna Skenderaj (MEA)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme private e cila preket nga ndërtimi i “Shiritit për Rreshtim” për hyrje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Rruga Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna Prishtinë (MEA)

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore elementare në Komunën e Suharekës (MBPZHR) 

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional për zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit (MPB) 

9. Të ndryshme./Gazeta Sinjali/