image Sot janë testuar për koronavirus 46 punëtorë të KEK-ut

Shëndetësi

Sot janë testuar për koronavirus 46 punëtorë të KEK-ut

news image

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se sot janë testuar 46 nga 63 punëtorë të KEK-ut, për të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me kolegët e tyre që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dy nga nëntë punëtorët e KEK-ut që janë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mirë dhe stabile.

KEK përmes një komunikate për media po ashtu ka njoftuar se ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në mënyrë që të shmanget lëvizja e punëtorëve që udhëtojnë nga të gjitha vendet e Kosovës.

“Për më tepër, Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës dhe U.D Kryeshefi Ekzekutiv pas analizimit të situatës ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në njësitë prodhuese DPQ, TCA dhe TCB. Si rrjedhojë, tani e tutje në PRODHIM do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në MIRËMBAJTJE do të punohet në GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, theksohet në njoftimin e KEK-ut./Gazeta Sinjali/