image Sot hapet Pishina e Gërmisë

Sociale

Sot hapet Pishina e Gërmisë

news image

Pishina e Gërmisë sot pritet të hapet nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët. Kjo duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës së fundit me koronavirus.

Gjatë ditës së djeshme kishte konfuzitet rreth hapjes së kësaj pishine. Megjithatë menaxhmenti i ndërmarrjes ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërmarrja do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. 

Në pishinë janë angazhuar edhe stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. /GazetaSinjali/